Ndërlidhjet

Mallen: Pakistani “eksporton” dhunë në Afganistan


Admirali amerikan, Majk Mallen, ka akuzuar sot Pakistanin për “eksportim” të dhunës në Afganistan, duke lejuar militantët, që të veprojnë si “krah” i shërbimit të inteligjencës së Pakistanit, ISI.

Admirali Mallen, që këtë muaj tërhiqet nga posti i shefit të shtamadhorisë së Shteteve të Bashkuara, deklaroi para një paneli të Senatit se “me mbështetjen e agjencisë ISI, operativistët e Hakanit kanë planifikuar dhe ndërmarrë sulme me kamionë-bomba dhe sulm në Ambasadën tonë”.

Së paku 25 vetë janë vrarë gjatë sulmit kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, selisë së NATO-s, dhe ndërtesave të policisë në Kabul, më 13 shtator. Në mesin e të vrarëve kishte civilë, policë dhe kryengritës.

Rrjeti Hakani, që ka lidhje të afërta me talibanët, dhe raportohet se e ka bazën në Pakistan, ishte fajësuar për një numër të sulmeve të profilit të lartë në Afganistan.

Zyrtarët pakistanezë vazhdimisht i kanë hedhur poshtë lidhjet me grupet militante.
XS
SM
MD
LG