Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Protestë kundër keqtrajtimit të dy izraelitëve në Gjeorgji


Izraeli e ka akzuar sot Gjeorgjinë për keqtrajtimin e dy biznesmenëve të burgosur në këtë vend.

Ambasada e Izraelit në Tbilisi thotë se u janë dërguar “letra të shqetësimit dhe të protestës” disa ministrive të Gjeorgjisë.

Nuk janë dhënë detaje të akuzave për keqtrajtim.

Dy shtetasit izraelitë, Ron Fuks dhe Ziv Frenkel, ishin dënuar në muajin prill të këtij viti, për përpjekje për dhënie të ryshfetit te një zyrtar i lartë lidhur me një rast të kompenzimit në vlerë prej disa miliona dollarësh.

Të dy personat e burgosur kanë pretenduar se kishin rënë në grackë nga qeveria e Gjeorgjisë, e cila i ka hedhur poshtë këto pretendime.
XS
SM
MD
LG