Ndërlidhjet

Kinë: Numri i të vdekurve nga vërshimet arriti në 90


Nurmi i të vdekurve nga vërshimet, që ishin shkaktuar nga të reshurat e mëdha në gjithë Kinën, ka arritur në 90, ndërsa 22 persona të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.

Ministria e punëve civile, në faqen e saj në Internet, ka raportuar se vërshimet në Henan, Shanksi, Siçuan dhe në gjashtë provinca të tjera, kanë detyruar afro një milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Administrata Meteorologjike e Kinës thotë se më se 40 lumenjë i kanë kapërcyer nivelet e tyre të rrezikshme.

Të reshura e mëdha pritet të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme në pjesën jugore të Kinës.
XS
SM
MD
LG