Ndërlidhjet

Tunizi: Kryeministri i Gadafit dënohet me gjashtë muaj


Zyrtarët e Tunizisë thonë se ish kryeministri i Libisë, Baghdadi al-Mahmoudi, është arrestuar në Tunizi dhe është dënuar me gjashtë muaj burg, për hyrje në mënyrë ilegale në këtë vend.

Zyrtarët thanë se al-Mahmoudi ishte arrestuar në pjesën jugore të Tunizisë, afër kufirit me Algjerinë.

Ai kishte shërbyer si kryeministër, derisa kolonel Muamer Gadafi ishte përmbysur nga pushteti, muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG