Ndërlidhjet

logo-print

AKB: Kërkohet rikthimi i masave të reciprocitetit


Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, dhe disa biznesmenë, sot në një konferencë për media, në vendkalimin kufitar Merdare, kanë thënë se i kanë vërtetuar thëniet e prodhuesve të Kosovës, se atyre nuk po u lejohet hyrja në Serbi, për shkak se nuk i pranojnë dokumentet e Kosovës.

Siç ka njoftuar AKB-ja, në të njejtën kohë, nga Serbia në Kosovë kanë hyrë qindra apo mijëra maune.

“Institucionet e Kosovës duhet t’i ndërrojnë politikat në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe duhet të shkohet drejt reciprocitetit”, tha Agim Shahini.

Problemi është se institucionet e Serbisë nuk i pranojnë dokumentet e Kosovës edhe pse e kanë nënshkruar marrëveshjen për lejimin e qarkullimit të prodhimeve ndërmjet dy vendeve, të ndërmjetësuar nga BE-ja, thuhet, pos tjerash, në njoftimin e AKB-së.
XS
SM
MD
LG