Ndërlidhjet

Kinezi akuzohet për skllavërim seksual


Një burrë kinez është burgosur me dyshimin se po mbante peng gjashtë femra në dhoma të fshehta nëntokësore si skllave seksuale përgjatë dy viteve, gjatë së cilave thuhet se ka vrarë dy nga ato.

Gazeta Southern Metroplois Daily bëri të ditur se, Li Hao, akuzohet që në dy vitet e kaluara të ketë rrëmbyer femra që kanë punuar si shërbyese në kafene, të cilat thuhet se i ka mbyllur për vite të tëra në dhoma nëntokësore në një podrum në qytetin Liojang.
XS
SM
MD
LG