Ndërlidhjet

Karzai thekson nevojën për paqe me talebanët


Presidenti afgan, Hamid Karzai, kërkoi vazhdimin e përpjekjeve për arritjen e paqes me talebanët gjatë varrimit të ish-presidentit, Burhanidin Rabani.

Komentet e tij, Karzai i bëri në fillim të ceremonisë së varrimit të Rabanit në pallatin presidencial në Kabul.

Mësohet se mijëra njerëz janë mbledhur në Kabul për këtë varrim, cili po bëhet nën masa të shtrënguara të sigurisë.

Zjë zyrtar i lartë i policisë në Kabul, Mohamad Zahir, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se polica ka shtënë në ajër për të shpërndarë një turmë të mbledhur në afërsi të një kodre ku pritet të varroset Rabani.

Policia afgane dyshon që talebanët të jenë përgjegjës për vrasjen e ish-presidentit afgan, i cili u vra të martën nga një sulmues vetvrasës.

Rabani, që i përkiste etnisë taxhike, ishte president i Afganistanit prej vitit 1992 deri në vitin 1996 dhe anëtar i Aleancës Veriore që vepronte për t’i dhënë fund luftës me talebanët.
XS
SM
MD
LG