Ndërlidhjet

OKB dënon ekzekutimin e të miturve


Ekspertët e Kombeve të Bashkuara dënuan ekzekutimin publik të një 17 vjeçareje, Alizera Molla Soltani, që raportohet të jetë zbatuar më 21 shtator në Iran.

Ata gjitashtu njoftuan se bazuar në, siç thuhet, informata të bësueshme, tre të mitur janë ekzekutuar në Iran gjatë këtij viti.

Këto ngjarje thuhet se kanë ndodhur pavarësisht faktit që Irani është palë nënshkruese e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, me të cilën ndalohet dënimi me vdekje i personave nën moshën 18 vjeçare.

Vetëm gjatë vitit 2011, në Iran janë ekzekutuar 200 njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të akuzuar për ndërlidhje në trafikimin me narkotikë.
XS
SM
MD
LG