Ndërlidhjet

KNO heton akuzat për ryshfet


Komiteti Ndërkombëtar Olimpik tha se do t’u hedh një sy akuzave, sipas të cilave, në shkëmbim parash Azerbejxhanit i janë premtuar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Londër.

Raportet e BBC-së, të enjtën, thanë se Asociacioni Ndërkombëtar i Boksit ka marrë një hua prej disa miliona dollarëve nga një investitor unanim me qëllim të sigurimit të suksesit për Olimpiket e vitit 2012 në Londër.

Asociacioni në fjalë hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar si të pavërteta, por tha se do t’i hetojë ato.
XS
SM
MD
LG