Ndërlidhjet

Gjermania sërish i tërheq vërejtjen Serbisë


Duke iu referuar situatës në Kosovë, ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Volfram Mas, tha se "për Evropën nuk janë të aftë ata njerëz që besojnë se mund të jetojnë vetëm atje ku qeverisin vetë".

Ai i njëherësh i ka kujtuar serbët se shumë të huaj në Gjermani, e kanë pranuar atë si vendin e tyre.

Mas i ka bërë këto komente në hapje të konferencës "Perspektiva e vendeve të Evropës juglindore dhe udhëtimi i tyre drejt BE-së", e cila ka nisur punimet në Beograd.

Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kroacisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Moldavisë.
XS
SM
MD
LG