Ndërlidhjet

Konfirmohen datat e raundit të ardhshëm të dialogut


Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka konfirmuar se bisedimet teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojnë me datën 27 dhe 28 shtator.

Sipas Tahirit, temat e takimit të radhës kanë të bëjnë me telekomunikacionin, energjinë dhe bashkëpunimin rajonal. Tahiri tha se do të bisedohet edhe rreth vonesave në zbatimin e pesë marrëveshjeve të arritura në raundet e mëparshme të dialogut.

“Ne, si qeveri, do të shtrojmë çështjen e moszbatimit të marrëveshjes për tregti të lirë dhe atë të vulave të Doganave të Kosovës”, konfirmoi Tahiri.

Ajo tha se bisedimet me Serbinë do të vazhdojnë “deri në momentin kur Bashkimi Evropian t’i shterë të gjitha mjetet diplomatike, për të bërë presion te Serbia për t’i zbatuar marrëveshjet”.
XS
SM
MD
LG