Ndërlidhjet

BE, sanksione të reja ndaj Sirisë


Bashkimi Evropian ka rënë dakord për raund të ri të sanksioneve ndaj Sirisë. Sanksionet kanë për qëllim të bëjnë më shumë presion mbi regjimin e presidentit Bashar al-Asad për t’i dhënë fund goditjes vdekjeprurëse të protestuesve anti-qeveritarë.

Ato përfshijnë ndalimin e investimeve në industrinë siriane të naftës dhe ndalimin e dërgesës së bankënotave në Bankën Qendrore të Sirisë.

Dy njerëz dhe gjashtë kompani janë shtuar në listën e individëve dhe subjekteve, të cilat tashmë përballen me ndalesa udhëtimi dhe ngrirje të aseteve, për shkak të përfshirjes së tyre në dhunë.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 2,600 të vrarë në Siri që nga shpërthimi i protestave në muajin mars. Sanksionet pritet të hyjnë në fuqi nga e shtuna.
XS
SM
MD
LG