Ndërlidhjet

Saleh apelon për armëpushim


Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka bërë thirrje për armëpushim, pas rikthimit të tij të papritur në vend.

Në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij thuhet se “Saleh beson se armëpushimi dhe negociatat janë e vetmja rrugë për të dalë nga kriza aktuale”.

Që nga muaji shkurt, Jemeni është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për largimin e Salehut.

Përleshjet ndërmjet trupave qeveritare dhe forcave që kundërshtojnë regjimin, kanë lënë afro 100 të vdekur këtë javë.

Saleh ka kaluar tre muajt e fundit në Arabinë Saudite, ku edhe është kuruar nga një sulm kundër tij.
XS
SM
MD
LG