Ndërlidhjet

Qindra besimtarë myslimanë protestojnë në Prishtinë


Futja e lëndës së edukatës fetare në shkolla, lejimi i mbajtjes së shamisë në shkolla dhe ndërtimi i një xhamie në qendër të Prishtinës, kanë qenë sërish kërkesat e qindra besimtarëve myslimanë, që kanë protestuar sot në qendër të Prishtinës.

Organizatori i protestës, Fuad Ramiqi, nga organizata “Bashkohu”, kërkoi edhe një herë nga institucionet e Kosovës që t’i realizojnë kërkesat e tyre.

“Jemi këtu për ta respektuar Kushtetutën, për ta kërkuar drejtuesin, sepse kështu na mëson feja jonë dhe tradita jonë; jemi këtu për ta mbrojtur identitetin dhe drejtësinë, për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut që institucionet e shtetit tonë pa na i shkelin”, tha Ramiqi.

Kërkesa e Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila tashmë është bërë publike, është që xhamia të ndërtohet përballë Institutit Albanologjik në Prishtinë, në hapësirën ku aktualisht ndodhet një institucion parashkollor.
XS
SM
MD
LG