Ndërlidhjet

Mbretëria e Bashkuar rithekson mbështetjen për Kosovën


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Iën Kameron Klif, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë.

Ambasadori Klif mësohet të ketë ritheksuar përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Kuçi e ka falënderuar atë dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që janë duke e dhënë për Kosovën.
XS
SM
MD
LG