Ndërlidhjet

Trupat izraelite vrasin një palestinez


Burimet zyrtare thonë se trupat izraelite kanë vrarë një palestinez pranë rajonit Nablus të Bregut Perëndimor.

Autoritetet spitalore thonë se personi ka ndërruar jetë pasi është goditur me plumb të vërtetë në qafë.

Dëshmitarët thanë se përleshjet shpërthyen pasi një grup prej më shumë se 50 njerëzish hynë në anën jugore të fshatit dhe filluan të thyejnë dritaret duke hedhur gurë.

Trupat izraelite thuhet se kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë hedhur gaz lotsjellës. Tre persona raportohet të jenë plagosur.
XS
SM
MD
LG