Ndërlidhjet

Afganistan, vriten shtatë civilë


Shtatë civilë afganë kanë humbur jetën nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës. Shefi i policisë së Kandaharit, Abdul Razik, tha se ata po udhëtonin me autobus në qarkun Majvand, në kohën kur ka nodhdur shpërthimi.

I njëjti burim bëri të ditur se katër persona të tjerë janë plagosur. Bombat në anë të rrugës janë një nga taktikat më të shpeshta që përdorin talibanët afganë, ndërsa civilët janë më së shumti viktima të tyre.
XS
SM
MD
LG