Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani hedh poshtë akuzat e SHBA-së


Shefi i ushtrisë pakistaneze i ka hedhur poshtë deklaratat e Shteteve të Bashkuara se inteligjenca e Pakistanit ka lidhje me rrjetin militant - Hakani.

Gjenerali Pervez Kajani Ashfak i ka quajtur ato "fatkeqe" dhe "të pabazuara në fakte".

Deklarata e tij vjen në përgjigje të komenteve të shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, admiralit Majk Mullen, i cili ka thënë se agjencia pakistaneze e zbulimit është e lidhur ngushtë me rrjetin Hakani.

Grupi më i dhunshëm taliban thuhet se numëron rreth 15 mijë pjesëtarë.

Po sot, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karnej, i ka bërë thirrje Islamabadit të ndërprejë çdo lidhje që ka me Hakanin.
XS
SM
MD
LG