Ndërlidhjet

logo-print

Papa Benedikti XVI në Erfurt


Papa Benedikti XVI nisi ditën e tretë të vizitës në Gjermani me një meshë në qytetin Erfurt.

Papa po zhvillon një vizitë katërditore në vendlindjen e tij, gjatë së cilës ai i është drejtuar parlamentit gjerman dhe ka mbajtur një takim të përbashkët me protestantët.

Të premten, Papa Benedikti u takua me pesë viktima të abuzimit seksual nga klerikët dhe shprehi “keqardhjen e thellë” për vuajtjet e tyre.

Benedikti është akuzuar, më parë, nga grupet e viktimave dhe avokatët e tyre të cilët pohojnë se kreu i Vatikanit ishte pjesë e një rrethi që në mënyrë sistematike mbron priftërinjtë pedofil.
XS
SM
MD
LG