Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 16 protestues jemenas


Mjekët jemenas thonë se të paktën 16 njerëz janë vrarë kur forcat qeveritare dhe snajperistët sulmuan të shtunën në mëngjes një kamp të protestuesve opozitarë në Sana.

Kampi në Lagjen e Ndryshimit ishte epiqendër e protestave në Jemen, përmes së cilave kërkohet largimi nga pushteti i presidentit, Ali Abdullah Saleh.

Ky i fundit, pas kthimit nga Arabia Saudite ku po kurohej nga një sulm ndaj tij që daton në muajin qershor, tha të premten se dëshiron të shoh përfundimin e luftimeve në kryeqytet.

Mirëpo, kundërshtarët shprehën shqetësimin se pas kthimit të tij do të derdhet më shumë gjak në rrugët e Jemenit.

Shtetet e Bashkuara, në ndërkohë, i kanë bërë thirrje Salehit që ta braktis postin e presidentit të vendit.
XS
SM
MD
LG