Ndërlidhjet

Ban “qorton” Ahmedinexhadin


Sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki Mun, ka “qortuar” presidentin iranian, Mahmud Ahmedinexhad lidhur me një fjalim që ky i fundit mbajti gjatë kësaj jave në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin që Ahmedinexhad mbajti të enjtën, ai tha se “fuqitë arrogante” kanë kërcënuar me sanksione ushtarake të gjithë ata që kanë vënë në pikëpyetje Holokaustin dhe sulmet e 11 Shtatorit 2001.

Ban i tha liderit iranian se janë të papranueshme komentet, të cilat mohojnë apo vënë në pikëpyetje faktet e dhimbshme historike si Holokaustin apo 11 Shtatorin.
XS
SM
MD
LG