Ndërlidhjet

Putin pranon propozimin për kandidaturë


Vlladimir Putin ka pranuar propozimin e partisë së tij për t'u kandiduar për postin e presidentit të ardhshëm të Rusisë.

Duke folur para kongresit të partisë, Putin falënderoi delegatët për “reagimin pozitiv” dhe e quajti propozimin e Medvedevit “një nder të madh”.

Presidenti aktual, Dimitri Medvedev, tha gjatë takimit të anëtarëve të partisë Rusia e Bashkuar se “do të ishte korrekte që kongresi të mbështes kandidimin e kreut të partisë, Vlladimir Putin, për postin e presidentit të shtetit” në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në muajin mars.
XS
SM
MD
LG