Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj flet para anëtarëve të "Kartës së Adriatikut"


Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, mori pjesë në takimin e Iniciativës për Siguri dhe Paqe në Ballkan, të organizuar në kuadër të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, njoftoi ministria e jashtme.

Në këtë takim thuhet se, me përjashtim të Serbisë, kanë marrë pjesë “pothuajse të gjithë ministrat e punëve të jashtme të rajonit: Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë”.

Mësohet se Shtetet e Bashkuara, në këtë takim, janë përfaqësuar nga Filip Riker, Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Në fjalimin e tij ministri Hoxhaj ka theksuar rëndësinë për pjesëmarrjen e Kosovës në institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtar.

“Është synim i Republikës së Kosovës që të jemi pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtar i NATO-s, derisa FSK-ja është e përgatitur dhe e gatshme që të marr pjesë në të gjitha misionet ushtarake dhe humanitare në botë”, citohet të ketë thënë shefi i diplomacisë kosovare.
XS
SM
MD
LG