Ndërlidhjet

Vazhdojnë planet bërthamore Iran-Rusi


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad, bëri të ditur se qeveria e tij po zhvillon bisedime me Rusinë për ndërtimin e reaktorëve shtesë bërthamorë.

Uzina bërthamore Bushehr në Iran u ndërtua nga kompania ruse Atomstroyexport.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ahemdinexhad tha se Iranit i nevojiten 19 mijë megavat shtesë të energjisë karshi 1 mijë megavatëve që nxirren nga Bushehri.

Presidenti iranian tha se marrëdhëneit e shtetit me Rusinë janë të natyrës fqinjësore dhe se “fqinjët duhet të kenë një miqësi të ndërsjellë”.
XS
SM
MD
LG