Ndërlidhjet

Fajësimet e ndërsjella para Raportit të Progresit


Analisti Afrim Krasniqi thotë i bindur se Raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë do të jetë negativ për sa i takon statusit kandidat, kjo pasi Shqipëria nuk ka përmbushur 12 rekomandimet e KE-së.

Të vetëdijshme për këtë zhvillim, dy partitë e mëdha, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste po kërkojnë të fajësojnë njëra- tjetrën, ndaj dhe dialogu mes tyre duket ende larg, thotë Krasniqi.

Palët po fitojnë kohë për të sulmuar palën tjetër, për ta bërë përgjegjëse për dështimin e mundshëm të Shqipërisë ne raport me integrimin.
Palët vijnë nga një konflikt shume i gjatë politik dhe palët janë të njohura tashmë me kritikat evropiane, të cilat pritet të kenë dhe reflektim të një raporti negativ për Shqipërinë në muajin tetor. Palët po fitojnë kohë për të sulmuar palën tjetër, për ta bërë përgjegjëse për dështimin e mundshëm të Shqipërisë ne raport me integrimin”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas analistit Sami Neza, mungesa e dialogut politik lidhet me faktin se shumica ende nuk po i ofron opozitës atë, çfarë ajo do.

Shumica ka hedhur në treg disa prej ofertave të saj politike për opozitën, në mënyrë të sigurojë votën e saj për ligjet me 3/5 në Parlament. Mesa duket oferta e shumicës nuk i ka kënaqur interesat e opozitës, përderisa nuk i ka kënaqur interesat e opozitës, opozita është vendosur në pozicionin e saj të mëparshëm, i cili nuk ka ndryshuar pothuaj që nga viti 2009 deri më sot”, shprehet Neza.

Për Nezen ky ngërç politik mund të çlirohej nëse shumica do te miratonte ndryshimin e rregullores se Kuvendit, të propozuar prej opozitës.

Rregullorja e Parlamentit ka ndryshuar para pak kohësh dhe ka ndryshuar pa praninë opozitë në Parlament, kjo të do të thotë se duhet rishikuar por duhet rishikuar deri aty, sa të mos cenojë ato standarde të etikës politike që janë arritur me ndryshimet e fundit që ju bënë rregullores”, thotë ai.

Më shumë rregullorja, opozitës, sipas Krasniqit i intereson ndryshimi i Kushtetutës.

Çështja e rregullores parlamentare e funksionimit parlamentar është një çështje e përmendur në raportin e OSBE-së dhe në raportin e kaluar të BE-së, është një çështje që kërkon zgjidhje të shpejtë dhe nuk besoj se palët ndahen në këtë pikë, aty ku palët ndahen janë në çështje themelore që kanë të bëjnë me Kushtetutën, me pika të rëndësishme në zgjedhjen e institucioneve kushtetuese, në zgjedhjen e presidentit dhe reformën zgjedhore”, thekson Krasniqi.

Në këtë atmosferë të ndezur politike analistët e shohin me shqetësim faktin që dy partitë por sillen sipas llogarive të tyre politike.

Në një kohë që opozita nuk sillet si opozitë dhe shumica nuk ka ofertë të qartë, zgjidhja e krizës politike duket e vështirë, thotë analisti Neza.

Mendoj se ka vend për tolerance nga shumica, në ofertën e saj ndaj opozitës duhet të jetë me konkrete dhe duhet të krijojë një terren më të absorvueshëm për komunikimin me opozitën.
Mendoj se ka vend për tolerance nga shumica, në ofertën e saj ndaj opozitës duhet të jetë me konkrete dhe duhet të krijojë një terren më të absorvueshëm për komunikimin me opozitën. Opozita ka një problem, duhet të kuptojë pozicionin e saj si opozitë, tagrin për të drejtuar dhe për të qeverisur vendin qytetarët ja kanë dhënë një forcë tjetër politike, jo opozitës dhe ajo duhet të sillet në sinorët e saj”, thotë Neza.

Për Krasniqin zgjidhja e krizës do të marrë kohë pasi asnjëra nga partitë nuk po nxiton drejt zgjidhjes.

Partia socialiste ka problemet e brendshme dhe është në prag të kongresit, praktikisht ka një axhendë paralele politike me të cilën po vepron, nga ana tjetër shumica është e interesuar për ta zgjatur më shumë procesin, për të mbajtur këtë klimë politike aktive derisa pas raportit të BE-së, në dhjetor të dale raporti i Komisionit të Venecias lidhur me reformën zgjedhore. Kështu që asnjëra palë s’ka ndonjë nxitim dhe ky është lajmi i keq për qytetarët shqiptarë”, sqaron Krasniqi.
XS
SM
MD
LG