Ndërlidhjet

Libia me qeveri të re javën që vjen


Kreu i Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë, Mustafa Adbul Xhalili, tha se një qeveri e përkohshme në Libi do të jetë gati në javën e ardhshme.

Paralajmërimi i Xhalilit vjen pasi KKT-ja dështoi, deri më tani, të emërojë një kabinet qeveritar.

Komenetet e tij, ai i bëri pas kthimit nga Nju Jorku, ku ai dhe kryeministri i përkohshëm, Mahmud Xhibril, përfaqësuan Libinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në ndërkohë, mbetet i panjohur lokacioni në të cilin fshihet presidenti i dëbuar libian, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG