Ndërlidhjet

logo-print

Opozita bahrejnase bojkoton zgjedhjet


Opozita në Bahrejn ka bojkotuar të shtunën zgjedhjet të cilat u mbajtën për të mbushur ulëset në parlament që ishin braktisur nga deputetët pas shtypjes së protestave të myslimanëve shiit në monarkinë e udhëhequr nga sunitët.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se numri i ulët i daljes së qytetarëve në votime do të mund të jetë në favor të kandidatëve pro-qeveritar.

Xhalil al-Alli, njëri nga këta kandidatë, i cili garoi për një ulëse në qytetin Saar, tha se po merr pjesë në këto zgjedhje meqë, sipas tij, “është më mirë të veprosh me sistemin se sa të mos bësh një gjë të tillë”.

Shiitët patën protestuar në shkurt të këtij viti me kërkesën për më shumë përfaqësim në institucione, më shumë punë dhe përfitime.

Të paktën 30 njerëz ishin vrarë, qindra ishin plagosur, ndërsa mbi 1000 protestues ishin burgosur gjatë atyre protestave.

Opozita Uefak pat reaguar ndaj këtyre ngjarjeve duke braktisur 18 nga 20 ulëset në parlament, ndërsa bojkotoi zgjedhjet e së shtunës duke thënë se qeveria ka dështuar në përpjeket për të arritur pajtimin meqë, siç thuhet, nuk ka marrë parasysh kërkesat e shiitëve.

Katër nga 18 kandidatët ishin të pakontestuar, andaj zgjedhjet e së shtunës po mbahen për një parlament me fuqi të kufizuara.
XS
SM
MD
LG