Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëria drejt energjisë së rinovuar


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka theksuar angazhimin e Tiranës për zbatimin e projekteve të qëndrueshme të energjisë së rinovuar.

Duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Berisha tha se kriza globale ekonomike i ka dhënë Shqipërisë mundësinë për të mësuar nga gabimet e vendeve më të zhvilluara, të cilat kanë qenë të varura nga forma më tradicionale të energjisë.

“Duke pasur këtë parasysh, ne jemi të vendosur për ta bërë Shqipërinë një superfuqi të vogël të energjisë së rinovuar në rajon. Me burimet e saj të ujit, Shqipëria i ngjan një Norvegjie të vogël në Gadishullin Ballkanik”, tha Berisha.

Ai bëri të ditur se qeveria tashmë ka nënshkruar 220 kontrata me sektorin privat për ndërtimin e hidrocentraleve.
XS
SM
MD
LG