Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, e shqetësuar me dhunën në Jemen


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të thellë” për ngjarjet në Jemen, ndërsa sërish i kanë bërë thirrje presidentit Ali Abdullah Saleh të japë dorëheqje pas 33 vjetësh në pushtet.

Jemeni është përfshirë nga protestat antiqeveritare që nga muaji janar. Rreth 200 persona raportohet të jenë vrarë javën e kaluar në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe protestuesve. Vetëm e shtuna ka shënuar 40 viktima.
XS
SM
MD
LG