Ndërlidhjet

Sulme në Irak, 9 të vrarë


Disa shpërthime kanë tronditur qytetin irakian të Qerbelasë, duke vrarë 9 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Detajet rreth shpërthimeve mbeten të paqarta, por të paktën njëri nga ta thuhet të ketë ndodhur pranë ndërtesës qeveritare.

Autoritetet shëndetësore thonë se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Qerbelaja, vend i banuar me shumicë shiite, i cili ndodhet rreth 80 kilometra në jugperëndim të Bagdadit, ka qenë shpesh skenë e sulmeve nga ekstremistët sunitë.
XS
SM
MD
LG