Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Indonezi


Të paktën 20 persona janë plagosur, kur sulmuesi vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij pranë kishës në ishullin Java të Indonezisë.

Autoritetet policore thanë se ngjarja ka ndodhur pas shërbimeve kishtare të së dielës në qytetin Solo.

Ky është sulmi i dytë vetëvrasës që zë vend këtë vit në Indonezi. Kjo e fundit është goditur disa herë nga sulmet me bomba të militantëve islamikë që nga viti 2000.
XS
SM
MD
LG