Ndërlidhjet

Hoxhaj kërkon përkrahje nga Egjipti, Pakistani, Iraku e Jemeni


Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar homologun e Egjiptit, Mohamed Kamel Amer.

Hoxhaj tha se Egjipti tashmë duhet të ketë një politikë të re të jashtme karshi botës dhe ta njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës.

“Egjipti është në kohën e tranzicionit dhe kam marrë mbështetje nga ministri i Jashtëm që pas formimit të institucioneve demokratike, të dala nga zgjedhjet, Egjipti do të marrë vendim pozitiv për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Siç bën të ditur kumtesa e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, kryediplomati kosovar pritet të takohet edhe me homologët nga Pakistani, Iraku dhe Jemeni, nga të cilët, siç thuhet, do të kërkojë që këto vende të njohin sa më parë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG