Ndërlidhjet

logo-print

Pakistanezët hedhin poshtë akuzat amerikane


Komandantët e ushtrisë së Pakistanit dhe liderët politikë të këtij vendi kanë diskutuar akuzat e Shteteve të Bashkuara, që kanë në shënjestër inteligjencën pakistaneze.

Ata kanë hedhur poshtë deklaratat e Uashingtonit se Agjencia pakistaneze e Zbulimit ka mbështetur rrjetin militant të Hakanit në sulmet e 13 shtatorit kundër ambasadës amerikane në Kabul.

Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, ka thënë se deklaratat e tilla janë "shenjë e konfuzionit amerikan" për Afganistanin.

Uashingtoni ka akuzuar disa herë Islamabadin për mbajtje të lidhjeve me militantët, pavarësisht dhënies së miliarda dollarëve ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Pakistanin, në këmbim të mbështetjes së SHBA-së në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG