Ndërlidhjet

Ministri i Financave largohet nga "Qeveria Medvedev"


Ministri rus i Financave, Aleksei Kudrin, i cili ka shërbyer në këtë post që nga viti 2000, tha se nuk do ta mbajë të njëjtin në qeverinë e ardhshme, po qe se ajo udhëhiqet nga presidenti i tanishëm, Dimitri Medvedev.

Një gjë të tillë ai e ka arsyetuar me mospajtimet që ka pasur me Medvedevin rreth vendimit për rritjen e shpenzimeve të armatimit, duke thënë se ky hap rrezikonte shëndetin financiar të Rusisë.

Deklaratat e tij vijnë pas njoftimit të djeshëm se Dimitri Medvedev dhe Vladimir Putin do t'i ndërrojnë rolet pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.
XS
SM
MD
LG