Ndërlidhjet

Palestinezët mirëpresin Abasin


Mijëra palestinezë kanë mirëpritur presidentin Mahmud Abas, pas kthimit të tij nga Kombet e Bashkuara, ku ka paraqitur kërkesën historike për shtetin palestinez.

Turmat valëvitnin flamujt dhe përgëzonin presidentin 76-vjeçar jashtë selisë së tij në Ramallah.

Abas, i cili ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara, i tha masës së hapi në fjalë shënon fillimin e “Pranverës palestineze”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesën.
XS
SM
MD
LG