Ndërlidhjet

logo-print

Mbreti Abdullah u jep grave të drejtën e votës


Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite ka bërë të ditur se gratë e këtij vendi do të jenë të lira të votojnë - për herë të parë në historinë e kombit konservator të Gjirit.

Ato po ashtu do të lejohen të kandidojnë në zgjedhjet komunale - që janë votimet e vetme të vendit - duke filluar nga viti 2015.

Gratë aktiviste kanë bërë fushatë të gjatë për të drejtën e votës në Arabinë Saudite, e cila ishte vendi i vetëm me shumicë myslimane që ndalonte gratë nga hedhja e votës.

Gratë saudite e kanë ende të ndaluar ngasjen e makinës dhe udhëtimin pa përcjelljen e një mashkulli.
XS
SM
MD
LG