Ndërlidhjet

Stefanoviq akuzon opozitën serbe për Kosovën


Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka akuzuar opozitën serbe se ka për qëllim "të shkaktojë kolapsin e politikës shtetërore ndaj Kosovës".

"Është e vërtetë se në veri mbizotëron atmosferë e keqe, për shkak të mesazheve të ndryshme nga Beogradi. Mendoj se një pjesë e opozitës është shumë aktive, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Stefanoviqit.

Ky i fundit tha se Serbia, me marrëveshjen për tregtinë e mallrave me Kosovën, ka fituar më shumë seç ka fituar Beogradi politikisht në dhjetë vjetët e fundit, kur politikanët, sipas tij, "kanë bërë fotografi dhe kanë përsëritur frazat e njëjta".
XS
SM
MD
LG