Ndërlidhjet

Saleh i drejtohet kombit


Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, i është adresuar kombit përmes fjalimit televiziv, për herë të parë prejse është kthyer nga Arabia Saudite.

Jemeni ka muaj që është përfshirë nga protestat anti-qeveritare, të cilat bëjnë thirrje për largimin e Salehut.

Ky i fundit tha se do të angazhohet për iniciativën e Gjirit, e cila parashikon transferimin e pushtetit te zëvendësi i tij para zgjedhjeve.

Megjithatë, ai tha se dëshiron zgjedhje të plota: presidenciale, parlamentare dhe lokale.

Fjalimi i Salehut vjen në fund të një jave të dhunshme në Jemen, gjatë së cilës humbën jetën mbi 100 persona.

Saleh ishte në Arabinë Saudite për shërim nga një sulm kundër tij.
XS
SM
MD
LG