Ndërlidhjet

logo-print

Dy shtetasit amerikanë akuzojnë Republikën Islamike


Dy shtetasit amerikanë që janë kthyer në Shtetet e Bashkuara pas qëndrimit për më shumë se dy vjet në burgun e Iranit, kanë akuzuar Republikën Islamike për ndalimin e tyre "vetëm për shkak të kombësisë amerikane dhe jo për ndonjë shkelje të dyshuar".

Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal janë liruar të mërkurën e kaluar, me kushtin prej një milion dollarësh.

“Për ne ishte e qartë që në fillim, se ishim pengje. ‘Peng’ është termi më i saktë, sepse, pavarësisht që e dinte se jemi të pafajshëm, Qeveria iraniane ka lidhur rastin tonë me mosmarrëveshjet politike me Shtetet e Bashkuara”, tha Fatal.

Bauer, Fatal dhe bashkëqytetarja e tyre, Sarah Shourd, janë ndaluar nga rojet e kufirit iranian në fund të korrikut, 2009. Ata janë akuzuar për spiunim, ndonëse kanë deklaruar se kanë kaluar kufirin pa dashje.

Sarah Shourd është liruar me kusht që në vitin 2010, pas pagesës prej 500 mijë dollarësh.
XS
SM
MD
LG