Ndërlidhjet

Ndërron jetë laureatja afrikane e çmimit Nobel


Laureatja keniane e Çmimit Nobel për Paqe, Vangari Mataj, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Mataj ka fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2004, për promovimin e të drejtave të grave dhe të qeverisë transparente, duke u bërë gruaja e parë afrikane që merr çmimin.

Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Oslo, ajo kishte thënë se "zgjidhja për shumicën e problemeve tona do të duhej të vinte nga ne".

"Si gruaja e parë afrikane që marr këtë çmim, unë e pranoj atë në emër të popullit të Afrikës, të Kenias dhe në të vërtetë të të gjithë botës", kishte thënë Mataj.

Ajo është zgjedhur anëtare e parlamentit në vitin 2002 dhe ka shërbyer si ministre në Qeverinë keniane për disa kohë.

Mataj vuante nga sëmundja e kancerit dhe vdiq në Nairobi.
XS
SM
MD
LG