Ndërlidhjet

Shefi i ushtrisë pakistaneze viziton Britaninë


Shefi i ushtrisë pakistaneze, Ashfak Pervez Kajani, do të vizitojë Britaninë. Ai pritet të takohet privatisht me ministrin britanik të Mbrojtjes, Lajam Foks.

Vizita e tij vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë shpeshtuar akuzat kundër Islamabadit, për shkak të, siç thuhet, lidhjes me grupet militante.

Javën e klauar, oficeri i lartë i ushtrisë amerikane, admirali Majk Mullen, ka akuzuar agjencinë pakistaneze të inteligjencës se ka mbështetur grupin Hakani në sulmin ndaj ambasadës amerikane në Kabul, më 13 shtator.

Kajani i ka hedhur poshtë akuzat si të pabaza.
XS
SM
MD
LG