Ndërlidhjet

Punonjësi afgan vret shtetasin amerikan


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul tha se një punonjës afgan ka vrarë një shtetas amerikan dhe ka plagosur një tjetër, në incidentin që ka zënë vend në një aneks të ambasadës.

Burimet e ambasadës bëjnë të ditur se më pas është vrarë edhe punonjësi afgan.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush.

Aneksi besohet të jetë përdorur nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), e cila nuk ka pranuar të bëjë komente mbi incidentin.

Ky i fundit vjen dy javë pasi persona të armatosur kanë sulmuar ambasadën amerikane dhe ndërtesat e qeverisë në Kabul, duke vrarë 25 persona.
XS
SM
MD
LG