Ndërlidhjet

Qeveria hedh poshtë bisedimet për pikat doganore


Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka hedhur poshtë mundësinë e diskutimit të pikave doganore të veriut në raundin e ardhshëm të bisedimeve.

“Temat tanimë janë të përcaktuara, sikurse që janë të përcaktuara temat që nuk do të mund të diskutohen asnjëherë - pikat doganore janë çështje që i takojnë sovranitetit tonë dhe organizimit të brendshëm juridik dhe kushtetues”, tha Kuçi gjatë një takimi me gazetarë.

Çështja e diskutimit për pikat doganore në Bruksel është iniciuar nga shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, i cili ka thënë se për këto tema do të flitet vetëm me Brukselin, por jo edhe me delegacionin e Prishtinës.

Por, Maja Kocijanqiç, zëdhënëse në kabinetin e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, i tha Radios Evropa e Lirë se deri më tash në agjendë të bisedimeve janë vetëm energjia, telekomunikacioni dhe bashkëpunimi rajonal.

"Nuk mund të spekuloj qysh më herët se çka do të sjellë njëra apo pala tjetër”, tha Kocijanqiç.
XS
SM
MD
LG