Ndërlidhjet

logo-print

Jemen, sulmohet Garda Republikane


Fiset anti-qeveritare në Jemen raportohet të kenë sulmuar bazën ushtarake në veri të kryeqytetit Sana, duke vrarë komandantin e saj dhe duke arrestuar 16 ushtarë.

Në një ueb-faqe të opozitës bëhet e ditur se gjenerali Ahmed Abdullah al-Keleibi është vrarë në përleshjet që zunë vend në bazën e Gardës Republikane, por njoftimet e tilla nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Elita e Gardës Republikane, e cila është fajësuar nga opozita për sulmet ndaj protestuesve anti-qeveritarë, është nën komandën e djalit të presidentit Ali Abduallah Saleh.

Ndërkohë, mijëra njerëz kanë vazhduar edhe sot protestat kundër Salehut. Të njëjtit kanë shënuar përvjetorin e revolucionit të 26 shtatorit, kur Jemeni ka shpallur republikën.
XS
SM
MD
LG