Ndërlidhjet

logo-print

WP: Zona e rrezikshme e Evropës


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

"Washington Post"

Një ekonomist i lartë në Fondin Monetar Ndërkombëtar ka thënë se “ne jemi kthyer në zonë të rrezikshme”. Megjithëqë, ndoshta kjo thënie mund të cilësohet si një deklaratë megjithatë e butë, ajo e shfaqë paradoksin e takimit vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore, për këtë vit.

Çdokush është i alarmuar me përkeqësimin e shpejtë të perspektivës ekonomike, por nuk ekziston lidershipi - nuk ka konsensus se çka të bëhet, madje edhe në rastet kur ekziston ndonjë propozim-marrëveshje, ka pak bindje se politikat praktike do të lejojnë aksion.

Ekziston një vakuum i rrezikshëm i ideve dhe i autoritetet.

Tash Evropa është pikë kritike e shqetësimit global, pasi shumica e vendeve të saj kryesore janë në borxhe. Pastaj, ekonomia është zvogëluar dhe lëvizë shumë ngadalë.

Në këtë kuadër, parashikimi i fundit i FMN-së, që me gjasë është optimist, thotë se rritja në vitin e ardhshëm do të jetë 1%.

Bankat janë të kërcënuara nga ekspozimi i tyre në fletobligacionet qeveritare të zhvlerësuara. Kjo shkakton që investuesit t’i injorojnë fletobligacionet qeveritare evropiane, shkallët e interesit rriten, bankat dobësohen dhe ekonomia përkeqësohet.

Një mënyrë për ta ndalur këtë cikël është krijimi i një institucioni të ri global kreditor, që do ta blinte borxhin evropian, dhe në proces, do t’i zgjaste afatet dhe rrjedhimisht do të kërkonte shkallë të interesit më modeste, pasi ajo nuk do të ishte e shkaktuar nga paniku.

E gjithë kjo, do të krijonte kohë për Evropën, që të bëjë ndryshime graduale, duke i reduktuar shpenzimet, duke i rritur taksat, për t’i sjellë buxhetet nën kontroll.

Sido që të emërohet, paketë shpëtimi apo rifinancim, me gjasë asgjë nuk do të funksionoj pa Kinën. Ky shtet ka para për tu bërë, efektivisht, bankeri udhëheqës i Evropës.

Rezervat e jashtme të saj janë 3200 miliardë dollarë dhe rriten për qindra miliarda dollarë për çdo vit.

Por, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk duan ta thërrasin Kinën, ndërsa kinezët duket se nuk dëshirojnë që të jenë të ftuar. Rezultati: rrugë pa krye.

Është lehtë të kuptohet përse ndodhë kjo. Amerikanët dhe Evropa nuk duan ta lëshojnë forcën te Kina, qëllimet e së cilës janë të dyshuara.

Ndoshta ajo dëshiron një rend të ri botëror të bazuar në interesat e Kinës, duke e mënjanuar sistemin ekzistues të “tregut të hapur, të mbështetur në rregulla”, ka shkruar ekonomisti, Arvind Subramanian, në librin e tij “Eklipsi: Duke jetuar në hije të dominimit ekonomik të Kinës”.

Përfshira e Kinës, me gjasë do të shkaktonte pakënaqësi në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, me konsekuenca të paparashikueshme.

Ne po flirtojmë me ripërtëritjen e recesionit global, i shkaktuar nga rëniet në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Me 44 milionë tashmë të papunë në vendet e avancuara, implikimet sociale dhe politike janë frikësuese.

Evropa është peng e tregjeve financiare, për shkak se kreditë për pagesa dhe deficiti aktual, nënkuptojnë se shumë vende duhet të huazojnë rregullisht sasi të mëdha.

Aktualisht, Greqia, Irlanda dhe Portugalia, janë përjashtuar nga tregjet private, pasi kredituesit kanë kërkuar shkallë shkatërruese të interesit. Ky fat mund t’i presë edhe të tjerët. Disa vende ballafaqohen me rritje të nevojës për huazim në vitin 2012.

FMN-ja vlerëson se Italisë i duhen kredi të reja të barabarta me 25% të GDP-së së saj, ndërsa për Spanjën dhe Francës shumat janë afro 20% të GDP-së. (f. b.)
XS
SM
MD
LG