Ndërlidhjet

Shefi i ushtrisë pakistaneze anulon vizitën në Britani


Shefi i ushtrisë pakistaneze, Ashfak Pervez Kajani, ka anuluar vizitën e planifikuar për sot në Britani. Ai pritej të takohej privatisht me ministrin britanik të Mbrojtjes, Lajam Foks.

Vizita do të zhvillohej në kohën kur Shtetet e Bashkuara i kanë shpeshtuar akuzat kundër Islamabadit, për shkak të, siç thuhet, lidhjes me grupet militante.

Shkaqet e anulimit nuk janë bërë të ditura.
XS
SM
MD
LG