Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Prej majit janë vrarë 450 talibanë në Afganistan


Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë (ISAF) në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja, tha se pjesëtarët e saj kanë vrarë më se 450 luftëtarë talibanë, në operacione të ndryshme, në pjesën lindore të këtij vendi, gjatë katër muajve të fundit.

Në njoftimin e ISAF-it, thuhet se 300 luftëtarë të tjerë armiqësor, janë arrestuar.

Operacionet e dy muajve të fundit ishin të fokusuara në provincat e trazuara kufitare Khost, Paktia, Nuristan dhe Paktika. Operacione kishte edhe në vendin Vardak, në perëndim të kryeqytetit Kabul.

Në këtë hapësirë kohëve të fundit është vërejtur rritje e sulmeve nga kryengritësit.
XS
SM
MD
LG