Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhan: Akuzat për korrupsion olimpik të pabaza


Në periudhën e skandalit në rritje, të shkaktuar nga pretendimet se është dhënë ryshfet në vlerë prej disa miliona dollarësh, për sigurimin e medaljeve të arta për boksierët e Azerbajxhanit në Lojërat Olimpike në Londër, në vitin 2012, hapet Kampionati i boksit në Azerbajxhan.

Ministri i situatave emergjente në këtë vend, Kamaladin Hejdarov, njëherësh udhëheqës i Federatës së Boksit, u tha mediave lokale se akuzat për korrupsion, të ngritura nga BBC-ja, ishin të pavërteta.

Sipas një hulumtimi të BBC-së, kanë dalur akuza se një shtetas i Azerbajxhanit i ka paguar 9 milionë dollarë për organizatat e boksit AIBA dhe WSB, në mënyrë që të sigurohen medalje të arta për boksierët e Azerbajxhanit, që do të bëjnë gara në Lojërat Olimpike të vitit 2012.

Zoti Hejdarov tha se akuzat mund të përgënjeshtrohen lehtë.
XS
SM
MD
LG