Ndërlidhjet

logo-print

Kina: SHBA ta rishqyrtoj shitjen e armatimit në Tajvan


Ministri i jashtëm i Kinës, Jang Jieçi, ka kërkuar sot nga sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, që të rishqyrtohet vendimi i Uashigntonit për shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16, në Tajvan, duke thënë se shitja eventuale do ta dëmtoj “besimin” ndërmjet SHBA-ve dhe Kinës, ka njoftuar një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të shtetit.

Takimi Klinton - Jieçi u bë në Nju Jork, ku të dy zyrtarët e lartë po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
XS
SM
MD
LG