Ndërlidhjet

Tërhiqen forcat policore rumune nga Kosova


Rumania, në muajin dhjetor, e tërheq forcën prej 178 policëve nga Kosova, ka njoftuar Zyra e presidencës në Bukuresht.

Në këtë njoftim nuk jepet shkaku i tërheqjes, por thuhet se vendimi është marrë nga Këshilli i Mbrojtjes i këtij vendi.

AFP-ja raporton se forcat policore rumune në Kosovë janë pjesë e misionit EULEKS të Bashkimit Evropian dhe të KFOR-it.

Rumania është njëra nga pesë, prej 27 vendeve të BE-së, që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG